Një përplasje e fortë e dy mjeteve i ka marrë jetën një 17-vjeçarit Kristjan Vasili. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme në rrugën Tiranë-Elbasan, në vendin e njohur si rreth-rrotullimi i TEG-ut. 17-vjeçari me iniciale është dërguar në spital por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, të identifikuar si Alban Dervishaj dhe Rei Oka të cilët po marrin edhe ndihmën e parë mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore tashmë paraqitet pa rrezik për jetën.
Dyshohet se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia, pasi të rinjtë kanë qenë duke bërë gara me njëri-tjetrin!
Policia njofton se grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.
Të shtunën në mbrëmje, pak para mesnate një tjetër aksident tragjik i mori jetën dy 17-vjeçareve që ktheheshin nga një festë në ditëlindje, ndërkohë që drejtuesi i automjetit me të cilin ato udhëtonin, u vu në pranga sepse nuk ishte i pajisur me leje drejtimi dhe kishte qenë në gjendje të dehur.