Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ua ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit.
Ahmeti ka bërë të ditur se e veçanta e këtij Bajrami është se Bashkësia Islame ka aplikuar për leje në Komunën e Prishtinës për ndërtimin e xhamisë qendrore.
“Ky Bajram e ka edhe një të veçantë – pas shumë vitesh diskutime – para disa javësh BIK ka aplikuar për leje në Komunën tonë për xhaminë e madhe apo xhaminë qendrore në Prishtinë”.
“Besoj se edhe kësaj radhe do ta dëshmojmë që toleranca ndërfetare është një prej vlerave më të mëdha në qytetin tonë”.
“Gjatë ditëve në vijim ne bashkë me BIK-un do të dakordohemi dhe do ta kemi koordinimin përfundimtar në mënyrë që ta kemi lejen për të filluar punimet në xhaminë e madhe”.