LAJME

Shpërthimi u dëgjua në gjithë Sarandën, hoteli dyshohet të jetë hedhur në erë nga një prej pronarëve

Sasia e tritolit në hotelin që u hodh në erë, mëngjesin e së hënës, në Sarandë ishte vendosur në kolonat e brendshme të godinës.

Ka dyshime se hoteli është hedhur qëllimisht në erë nga njëri nga pronarët, të cilët janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe aktualisht ndodhen në proces gjyqësor në gjykatën e Sarandës.

Sipas policisë, personi që ka vendosur sasinë e tritolit ka pasur njohuri për shpërthime të kësaj natyre. Hoteli është në pronësi të Spiro Çabirit, por ky i fundit ka konflikt me një shtetas grek Dhimitër Evangjeliu.

Për sipërfaqen tokësore ku ndodhej hoteli, kishin shfaqur interes firma të ndryshme, me qëllim ndërtimin e një pallati në këtë territor.

Sasia e tritolit paraprakisht dyshohet se është diku tek 5 kg, duke sjellë një shpërthim të fuqishëm që është dëgjuar në të gjithë Sarandën.

Ekspertë xhenierë janë thirrur nga Tirana për të bërë një vlerësim më të saktë të sasisë së tritolit që është vendosur në kolonat e hotelit dhe për të nxjerrë mekanizmin e vendosjes së tritolit.

Sipas policisë, personi që ka  vendosur tritolin besohet të ketë punuar për rreth 2 orë, duke bërë lidhjen e fijeve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Ministri i Jashtëm i Izraelit: Kishte një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për Ali Larijanin, por ne e vramë falas!

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan këtë të martë, më 17 mars, se kanë…

35 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Tentoi t’i presë gishtat djalit 5-vjeçar, nëna me probleme mendore arrestohet në Janjevë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Janjevë të Lipjanit. Policia e Kosovës…

39 minuta ago
  • BREAKING NEWS

Me 79 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 79 vota pro këtë të martë, më 17 mars një…

4 orë ago
  • BREAKING NEWS

Ministri i Mbrojtjes izrealit konfirmon: Ali Larijani është eliminuar

Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, konfirmoi se zyrtari i lartë i regjimit iranian, Ali Larijani,…

5 orë ago
  • BREAKING NEWS

Izraeli shënjestron shefin e sigurisë së Iranit, Ali Larijanin

Ushtria izraelite ka shënjestruar shefin e sigurisë së Iranit, Ali Larijani. Të paktën kështu raporton…

5 orë ago
  • KRYESORE

Irani godet portin kryesor të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aeroportin e Dubait

Porti më i madh dhe qendra kryesore e magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara…

18 orë ago