LAJME

Shqetësim ekstrem në Suedi, dy zyrtarët më të lartë të ushtrisë paralajmërojnë se lufta është pranë

Një paralajmërim për popullin suedez që të përgatiten për luftë nga dy zyrtarë të lartë të mbrojtjes ka shkaktuar shqetësim në vend dhe pretendime se alarmi është tepër i tepruar.

Ministri i Mbrojtjes Civile Carl-Oskar Bohlin tha gjatë një konference, mbrëmjen e kaluar, se në Suedi shumë shpejt mund të ketë luftë.

Mesazhi i tij u mbështet më pas nga komandanti i përgjithshëm ushtarak, gjeneral Micael Byden, i cili shtoi se të gjithë suedezët duhet të përgatiten mendërisht për këtë skenar të ri, që është te dera.

Megjithatë, politikanët e opozitës e kanë kundërshtuar tonin e paralajmërimeve. Ish-kryeministrja Magdalena Andersson deklaroi në media se ndërsa situata e sigurisë ishte serioze, nuk duket sikur lufta është pranë.

Pavarësisht ashpërsisë së mesazheve, vërejtjet e ministrit të Mbrojtjes civile dhe shefit të ushtrisë po shihen si një thirrje zgjimi.

Pas më shumë se dy shekujsh paqeje, Suedia është pak hapa nga anëtarësimi në aleancën mbrojtëse të NATO-s, duke pritur për një dritë jeshile nga parlamenti i Turqisë dhe më pas nga Hungaria.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

8 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

17 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago