Shqipëri: Arrestohet njëri nga 50 më të kërkuarit nga policia, është i dënuar për vrasje të dyfishtë

Është arrestuar njëri nga 50 më të kërkuarit nga policia shqiptare.

Personi i cili ra në pranga është Pjeter Pacani, ai është i dënuar me 25 vjet burgim për vrasjen e dy personave, për shkak të një borxhi prej 100 mijë eurosh.

Dënimi atij i ishte shqiptuar nga Gjykata e Tiranës, në vitin 2014, ndërsa vrasjen e kishte kryer në vitin 2011, në Laç.

Biznesmeni 61-vjeçar, është i lindur dhe banor i fshatit Fushkuqe të Laçit, shkruan Euronews.al