KRYESORE

Shqipëria e Kosova do të bashkë prodhojnë armë

Kosova dhe Shqipëria do të thellojnë bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes, përfshirë bashkëprodhimin dhe blerjet e përbashkëta të pajisjeve ushtarake. Këtë e thanë ministrat e mbrojtjes të të dy vendeve Ermal Nufi, dhe Ejup Maqedonci, pas një takimi të zhvilluar në Prishtinë.

“Diskutuam edhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit edhe në fushat tjera duke përfshirë industrinë e mbrojtjes, një sektor jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për kohët ku po jetojmë dhe në ditët në vijim, në muajt në vijim do të punojmë më gjerësisht edhe më thellësisht në identifikimin e mundësive për bashkëpunim në këtë fushë. Ne kemi bërë tashmë një kontratë për një fabrikë për prodhimin e municioneve, jemi gjithashtu në koordinim me partnerët tjerë për çështjen e bashkëprodhimit”, tha Maqedonci.

Qeveria e Kosovës ka thënë më herët se fabrika do të ndërtohet në Jahoc të Gjakovës, ndërsa prodhimi i parë pritet të dalë në fund të vitit 2026. Ndërkohë ministri i Mbrojtjes në Shqipëri Ermal Nufi rikonfirmoi zotimin se Shqipëria do të qëndrojë krah përkrah Kosovës, ndërsa siguroi homologun se nga Brukseli dhe NATO ka marrë garancinë se nuk do të ketë ndryshim për planet e KFOR-it në Kosovë.

“Shqipëria e ka ngritur shqetësimin e sigurisë në rajon, veçanërisht sigurisë në Kosovë, kemi shprehur shqetësimet tona në raport me situatën e sigurisë, duke e theksuar që situata e sigurisë në Kosovë është drejtpërdrejt situatë e sigurisë për Republikën e Kosovës dhe çdo zhvillim dhe çdo implikim i mundshëm në Kosovë sjell një shqetësim në Republikën e Shqipërisë në aspektin e sigurisë. Në të dyja takimet, si me zotin Rutte si me zotin Dragone u konfirmua që nuk ka një ndryshim të paktën deri më sot të planeve të sigurisë së KFOR-it për sa i përket angazhimit të KFOR-it në Republikën e Kosovës”, tha Nufi.

Nufi po ashtu u pyet nëse ka ngritur shqetësime në NATO për armatosjen e Serbisë me armë kineze.

“Republika e Serbisë i vendos vet çështjen e armatimit apo si i konsideron çështjet e sigurisë së saj dhe si i ka doktrinat ushtarake në raport me sigurinë”.

Dy ditë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se Serbia do të blejë armatime të reja pasi gjoja po përballet me trysni nga shtetet fqinje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago