LAJME

Shqiptarët në Shtërpcë ankohen se Komuna po investon veç në fshatrat serbe

Shqiptarë që banojnë në Komunën e Shtërpcës janë ankuar për mungesë investimesh në infrastrukturën bazë. Sipas tyre, autoritetet komunale nuk kanë paraparë asnjë projekt për fshatrat ku janë të koncentruar shqiptarët.

Komuna e Shtërpcës gjatë këtij viti ka planifikuar t’i realizojë dhjetëra projekte kapitale, por banorë të komunitetit shqiptar janë ankuar se asnjë prej tyre nuk është dedikuar për lokalitetet ku banojnë, ndonëse janë pa ujësjellës, kanalizim e pa ndriçim publik.

Sipas banorëve, komuna në të cilën shumicë janë serbët, nuk po i përkrah shqiptarët as me subvencione në bujqësi.

“Nuk kanë nda buxhet për fshatrat shqiptare, por nuk kanë ndarë as në vitet e kaluara aq sa duhet, e sivjet nuk ka ndarë fare”, ka thënë Zeqir Sadriu, banor i fshatit Firajë. “Kemi bërë kërkesën, por komuna, ky kryetar për momentin që është, nuk i ka dëgjuar kërkesat tona, nuk është përgjigjur pozitivisht”.

Daut Islami jeton në Firajë dhe ankohet se rreth 150 familje në këtë fshat dhe në të tjera ku jetojnë shqiptarë, përballen me mungesë të infrastrukturës bazë.

“Sa u përket punëve komunale, investimet regjionale nëpër fshatrat Firajë, Brof, Vishë, Kashtanjevë, në Biti e të tjera të Komunës së Shtërpcës me shqiptarë, mund të themi se në këtë vit, shkurt e trup nuk është bërë asgjë në infrastrukturë e as në zhvillimin e komunalive, dhe në zhvillimin e bujqësisë dhe shumë të tjera me pikëpamje infrastrukture”, ka thënë ai.

Shpejtim Arifi, shef i grupit të kuvendarëve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, tha se disa herë e ka ngritur si shqetësim çështjen e mungesës së investimeve, por autoritetet komunale nuk kanë ndërruar qasje.

“Nga këto projekte kapitale të parapara për vitin 2024, shumica e projekteve shkojnë për komunitetin serb, apo për banimet serbe, ndërsa shumë pak projekte apo thuajse fare nuk shkojnë për komunitetin shqiptar apo vendbanimet shqiptare”, ka thënë ai.

Zyrtarë të Shtërpcës gjatë së premtes nuk u janë përgjigjur pyetjeve të KOHËS, përkitazi me shqetësimet e shprehura nga qytetarët dhe opozitarët në këtë komunë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

2 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

12 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

22 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

2 ditë ago