KRYESORE

Shqiptari dyshohet se derdhi 1 mijë litra mbetje ndotëse n burim, alarmohet qyteti francez. Kryebashkiaku: Mbylla ujin!

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Cahagnes pasi dyshohet se ka derdhur rreth 1.000 litra mbetje ndotëse në një burim ujor, duke shkaktuar alarm mjedisor dhe ndërhyrje emergjente të autoriteteve lokale.

Dëshironi të jetoni deri në 100 vjet? Pastroni arteriet kështu!

Sipas mediave franceze, incidenti ka ndodhur të hënën rreth orës 18:30, kur i dyshuari, një shqiptar 30 vjeçaf është kapur në flagrancë duke zbrazur një depozitë nga një automjet në një rrjedhë uji që derdhet në lumin Drome.

Ai nuk është ndaluar nga policia.

Materiali i derdhur dyshohet të ketë përmbajtur hidrokarbure dhe produkte kimike kundër mykut, çka ka detyruar ndërhyrjen e menjëhershme të shërbimeve zjarrfikëse dhe mbylljen e një stacioni lokal të ujit të pijshëm.

Autoritetet kanë mobilizuar 17 zjarrfikës nga katër qendra emergjence për të vendosur barriera thithëse dhe për të kufizuar përhapjen e ndotjes në ujë.

Aubigny u përfshi gjithashtu në masat emergjente, pasi stacioni i pompimit të ujit, i inauguruar vetëm pak ditë më parë që i shërben 25 mijë banorëve, u mbyll për arsye sigurie. Sipas autoriteteve lokale, furnizimi me ujë të pijshëm nuk është prekur për momentin, por stacioni do të mbetet i mbyllur deri në vlerësime të mëtejshme.

Kryebashkiaku Guillaume Dujardin deklaroi se ndërhyrja ishte e menjëhershme pas sinjalizimit të një dëshmitari okular dhe se uji kishte marrë ngjyrë të ylbertë dhe erë të fortë hidrokarburesh.

“Ky akt është i papranueshëm dhe duhet të ndëshkohet,” është shprehur ai.

Prokuroria franceze ka nisur hetimet dhe pritet që i dyshuari të përballet me akuza për ndotje të qëllimshme të mjedisit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago