BREAKING NEWS

Shqiptari më i kërkuar, arrestohet pas 22 vjetësh në Mbretërinë e Bashkuar

Një prej vrasësve më të kërkuar në Shqipëri është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar pas më shumë se 22 vjet në arrati. Skuadra e ekstradimeve në policinë metropolitane londineze ka mundur të arrestojë vrasësin Dëfrim Iseberi. Iseberi ishte listuar nga Interpol Tirana si një prej shqiptarëve më të kërkuar në botë.

Në vitin 1997, te hotel “Gjallica” në Kukës ai goditi,  me armë për vdekje një roje sigurie, i cili disa muaj më pas ndërroi jetë në spital. Dëfrim Iseberi në vitin 1997 do të futej ilegalisht në Angli ndërkohë që drejtësia shqiptare e dënoi në mungesë me 20 vite burg.

Policia britanike për kapjen e tij kërkoi edhe ndihmën e publikut përmes programit televiziv ‘Crimeëatch’ në  BBC1. Megjithëse në kërkim nga drejtësia shqiptare, Dëfrim Iseberi në vitin 2011 kishte postuar një video në YouTube duke luajtur futboll.

Nga kjo video policia angleze mundi të përftojë një imazh të ri se si dukej i shumëkërkuari drejtësisë shqiptare. Iseberi në Angli përdorte një identitet të rremë nën emrin Agim Mema. Megjithëse ishte i kërkuar për vrasje në Shqipëri, Iseberi kishte gjetur guximin të aplikonte për nënshtetësi britanike madje merrte edhe asistencë sociale si person në nevojë.

Dëfrim Iseberi mundi mjeshtërisht ti shmangej arrestimit nga skuadra e ekstradimeve në Londër. Tashmë arratia e tij 23-vjeçare ka marrë fund disa ditë më parë. Ndaj tij në gjykatën londineze kanë nisur procedurat e ekstradimit.

Ndërkohë mediat britanike kanë listuar edhe 10 shqiptarët më të kërkuar në mbretërinë e bashkuar, disa prej të cilëve, sipas britanikes “daily mail”, mbrohen dhe fshihen nga komunitetet shqiptare në ishullin mbretëror, të tjerët tashmë janë arrestuar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

11 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

15 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

15 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

22 orë ago