LAJME

Shqiptari nga Boletini nuk zmbrapset – thotë se do t’ua largojë për ditë serbëve flamurin “Rrafsh me bager e bëjë”

Kujtim Boletini është shqiptari nga fshati Boletin ne Mitrovicë të Jugut që ua largoi dy flamujt serb dhe rus nga një kodër që ndodhet në Zveçan dhe më pas i dogji ato.

Për këtë vepër, Boletini është intervistuar nga Policia e Kosovës e më pas është liruar më procedurë të rregullt.

Në një intervistë për Gazetën Insajderi, ai rrëfen se si shkoi në atë zonë duke rrezikuar jetën e tij dhe I dogji famujt e ka vendosur flamurin Kuq e Zi.

Këtë gjest ai thotë se e ka bërë pasi është ndjer i prokuar nga banorët serb të cilët fillimisht kanë larguar flamurin kuq e zi që ka qenë aty dhe kanë vendosur dy të tjerë të cilët i ka djegë me pas Kujtim Boletini.

E kemi parë si provokim po unë nuk nalna. Mundeni mem qu në burg e kudo po vllaznia e mi nuk rrin rehat, kanë më shku prap me i largu flaumrat serb, s’mundem me flejt rahat unë”, tha ai.

Tutje ai paralajmëroi se do të shkoj sot përsëri me e hek flamurin serb pasi e kanë vendosur prap.

Për ditë kanë me vendo flamuj për ditë kam me shku me i hek”, tha Boletini gjatë intervistës.

Si një atdhedashës, Boletini tha se nuk do ta lëshoj fshatin e tij pasi që për të luftuan shumë njerëz.

Edhe me jetë nuk e kam njet me u nal për Boletin krejt bager i mshoj e boj rrafsh”, ka thënë ai me tutje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë…

1 orë ago
  • BREAKING NEWS

Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëheqësi i ri suprem i Iranit dërgohet në Moskë për kurim

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…

4 orë ago
  • BREAKING NEWS

Lideri i ri iranian dërgohet në Moskë pas plagosjes në sulmin ajror

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…

7 orë ago
  • BOTA

U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…

8 orë ago
  • KRYESORE

Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem i madh nëse shfuqizohet

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…

8 orë ago
  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

14 orë ago