KRYESORE

Shtabi amerikan në Shqipëri, ish-kreu i ushtrisë shqiptare: Përgjigje për Rusinë

Vendosja në Shqipëri të një shtabi të Forcave Operacionale Speciale Amerikane, që u njoftua të enjten, është konsideruar një lajm i mirë edhe prej ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura shqiptare, Bardhyl Kollçaku.

“Ngritja e këtij shtabi është një lajm i shumë pritur, vjen natyrshëm për vendin tonë, pasi marrëdhëniet me SHBA, janë në nivelin më të lart”, thotë.

Ngritja e këtij shtabi vjen në një moment jo dhe aq të qetë për rajonin.

“Është një përgjigje për këdo, dhe për influencat ruse, kineze…”, shprehet Kollçaku.

Një përgjigje e drejtpërdrejtë i jepet Rusisë, thotë gjeneral Kollçaku dhe influencave që kërkon të ketë në rajon përmes Beogradit.

“Ky është moment për t’u treguar të gjitha ata që kanë qëllime jo të mira, agresive ndaj rajonit tonë, të mendohen mirë. Kushdo, edhe për disa forca të verbra në rajon që janë ende reminishenca të së kaluarës për disa element në Bosnjës apo armatimin në fqinjin jot verior, Serbia, duhet të mendohen mirë, se rajoni ka vetëm një destinacion NATO dhe BE”, tha ai.

A në bën prezenca e shtuar amerikane më të ekspozuar ndaj sulmeve të mundshme?

“Ne jemi të ekspozuar dhe kjo nuk na frikëson, kjo na bënë më të vendosur se jemi në anën e duhur të historisë. Ngritja e këtij shtabi tregon që të tjerët të kenë frikë”, thekson Kollçaku.

Detyra kryesore e Komandës së Operacioneve Speciale është që të planifikojë operacionet speciale të forcave ushtarake amerikane në territoret që mbulon.

“Ata do të kenë rol planifikues, koordinues….”, shprehet ai.

Gjatë këtij muaji nis puna dhe për ndërtimin e bazës taktike të NATO-s në Kuçovë, çka sipas drejtuesve, do të rrisë sigurinë kombëtare dhe të rajonit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

2 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

13 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

13 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

19 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

21 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

21 orë ago