Në kuadër të edicionit të 54-t të manifestimit letrar, kulturor e trashëgimor “Takimet e Gjeçovit”, në Zym të Prizrenit, është bërë zbulimi i shtatores së Pjetër Bogdanit, duke rikthyer vëmendjen te figura historike dhe vlera e tij për identitetin kombëtar dhe kulturor, raporton Ekonomia Online.
Në këtë ngjarje morën pjesë shkrimtarë, shkencëtarë, historianë, pedagogë, artistë dhe përfaqësues të diasporës shqiptare, transmeton Klankosova.tv.
Hapja e manifestimit u bë nga kryetari i klubit letrar “Shtjefën Gjeçovi”, Ndue Kajtazi, i cili përshëndeti të pranishmit dhe uroi mirëseardhje. Ai përmendi rreshtat e një poeti nga Gjakova për të nënvizuar rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe vlerën e figurës së Pjetër Bogdanit për komunitetin lokal dhe më gjerë.
Shkrimtari e publicisti Frok Kristaj tregoi arsyen e ngritjes së shtatores së Bogdanit në Zymë, ku tha se ishte amanet i ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Imzot Dodë Gjergji, në fjalën e tij, vuri theksin te dimensioni historik dhe kulturor i Bogdanit, duke e përshkruar atë si një figurë që ka shërbyer si “yll drite gjithmonë në histori” dhe që ka dëshmuar dashuri për atdheun, kishën dhe dijen.
Ai theksoi se Bogdani ishte njeriu i parë që përdori gjuhën shqipe jo vetëm për komunikim, por edhe për të zhvilluar një gjuhë të denjë për filozofi dhe teologji evropiane.
E kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, lidhur me rëndësinë e rikthimit të shtatores për identitetin kombëtar, theksoi se kujtesa historike është themeli i së ardhmes. Ai argumentoi se një popull që nuk njeh të kaluarën nuk mund të ndërtojë të ardhmen dhe se rikthimi i shtatores së Bogdanit është një mënyrë për të ndërtuar urën mes të kaluarës dhe të ardhmes.
Gjatë ditës së dytë të manifestimit u diskutua edhe tema “Si lindi ideja e ngritjes së shtatores së Pjetër Bogdanit në Zym”, u mbajt ora letrare “Anton Pashku”, u dorëzuan plaketa “Pjetër Bogdani” dhe çmimi “Unaza e Katit”. Në kuadër të programit kulturo-artistik performuan AEK “Katarina Josipi” nga Zymi dhe Ansambli “Pjetër Bogdani” – Krumë.
Ngjarja u organizua nga klubi letrar “Shtjefën Gjeçovi” me përkrahje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, duke rikthyer vëmendjen e publikut te trashëgimia letrare, kulturore dhe historike e shqiptarëve.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…