KRYESORE

“Nuk do të humb kohën”, Trump thotë se nuk do të takohet me Putinin pa një marrëveshje për Ukrainën

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar këtë të shtunë se nuk planifikon të takohet me homologun rus Vladimir Putin derisa të ketë bindjen se një marrëveshje për paqen midis Rusisë dhe Ukrainës është gati, për t’i dhënë fund luftës që në shkurtin e ardhshëm hyn në vitin e pestë të saj.

Trump do të takohej me Putinin në Budapest për të avancuar bisedimet mbi një marrëveshje paqeje në Ukrainë, por takimi u pezullua.

Do të duhet ta di që do të arrijmë një marrëveshje. Nuk do të humbas kohën time,” u tha Trump gazetarëve në bordin e avionit presidencial Air Force One, ndërsa udhëtonte drejt Azisë.

“Unë gjithmonë kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Vladimir Putinin, por kjo situatë ka qenë shumë zhgënjyese,” shtoi ai, citon Associated Press.

Trump po zhvillon një udhëtim pesëditor në Malajzi, Japoni dhe Korenë e Jugut, udhëtimi i tij i parë në rajon dhe udhëtimi më i gjatë jashtë vendit që nga marrja e detyrës në janar.

Presidenti amerikan do të marrë pjesë në samitin e Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore, i cili do të mbahet në Kuala Lumpur, kryeqyteti i Malajzisë. Zyrtarët më të lartë ekonomikë nga SHBA dhe Kina do të mblidhen për të shmangur një përshkallëzim të luftës së tyre tregtare.

Takimet vijnë pasi një luftë tregtare që ziente prej muajsh shpërtheu në fillim të tetorit, kur Pekini zgjeroi në mënyrë dramatike kufizimet në eksportet e metaleve të rralla, në përgjigje të një rritjeje në SHBA të numrit të firmave të bllokuara nga blerjet e teknologjisë së saj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

4 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

14 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

17 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

18 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago