Shtetasit nga Nepali braktisin punën në hotelin në Durrës, pronari i kallëzon

Pronari i një hoteli dhe restoranti në zonën e “Shkëmbit të Kavajës”, në Durrës, ka denoncuar në polici largimin e dy punonjësve të tij nga biznesi duke prishur kontratën.

Shtetaset nga Nepali, P. Sh., 35 vjeçe dhe E. D., 23 vjeçe, të cilat ishin të akomoduara aty dhe gjithashtu punonin si mirëmbajtëse të higjienës, janë larguar nga puna pa asnjë gjurmë.

Policia njofton se pas kallëzimit të pronarit, ka nisur puna për gjetjen e tyre, si dhe materialet përkatëse janë referuar në prokurori.

“Në Stacionin e Policisë Plazh ka kallëzuar shtetasi I. K., 68 vjeç, administrator i një biznesi (hotel dhe restorant në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, Durrës), se janë larguar nga ambientet e këtij biznesi, 2 shtetaset nga Nepali, P. Sh., 35 vjeçe dhe E. D., 23 vjeçe, të cilat ishin të akomoduara aty dhe gjithashtu punonin në po këtë biznes, si punonjëse të higjienës”, njofton policia.