Mbi 122 mijë euro dhe mbi 800 euro në valutë të huaj janë konfiskuar nga Dogana për shkak të tentimit për mosdeklarim të tyre gjatë hyrjes në territorin e Kosovës.
Sipas njoftimit të Doganës, nga Dheu i Bardhë është paraqitur një automjet me targa të huaja, i drejtuar nga një shtetas rumun me katër udhëtarë.
Gjatë kontrollit fillestar dhe pyetjes standarde doganore për posedimin e mjeteve monetare mbi pragun ligjor prej 10,000 euro për person, udhëtarët janë deklaruar se nuk kishin mjete për deklarim.
Megjithatë, pas kontrollit të detajuar, zyrtarët doganorë kanë gjetur në një çantë dore 32,500 euro të padeklaruara.
“Bazuar në dyshimet e ngritura, automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit, ku në bashkëpunim me Policinë Kufitare është kryer kontroll i detajuar. Gjatë këtij kontrolli, në bagazhin e automjetit, përkatësisht në hapësira të fshehura në pjesën e akumulatorit dhe nën plastikën e gomës rezervë, janë zbuluar edhe 90,100 euro shtesë, si dhe 4,187 lei rumunë (rreth 800 euro)”, thuhet në njoftim.
Në total, autoritetet kanë sekuestruar 122,600 euro dhe 4,187 lei rumunë si mjete monetare të padeklaruara.
Rasti është dërguar për hetime të mëtejme.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…