Policia ia ka konfiskuar patentë-shoferin një personi (shtetas i Serbisë).
Atij i është ndaluar vozitja për tre muaj dhe i është shqiptuar një gjobë prej 200 eurosh.
Po ashtu si masë ndëshkimi i janë hequr edhe dy pikë.
I njëjti dyshohet se kishte vozitur nën ndikimin e alkoolit.
Rasti ka ndodhur sot në Ranillug, njofton Policia e Gjilanit transmeton Klankosova.tv
Ky aktivitet ishte realizuar bazuar në planin operativ “Siguria në trafikun rrugor”.
“Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës shtetas i Serbisë i cili drejtonte automjetin me tabela Serbe. Gjatë kontrollit të dokumenteve ka egëzistuar dyshyshimi i bazuar se vozitësi i këtij automjeti mundë të jetë nën ndikim të alkoolit. Pasi i është bërë matja e alkoolit me alkool test i njëjti është vërtetur se ishte nën ndikim të alkoolit me 0.70 promila alkool”, thuhet në njoftim.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.
Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…