LAJME

Shteti godet auto sallonet – Detaje nga aksioni i Policisë në rastin “Brezovica”

14 persona janë arrestuar pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës, të cilët me urdhër të Prokurorisë Themelore të Ferizajt kanë zhvilluar një operacion në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Brezovica”.

Gjatë këtij aksioni janë kontrolluar dhe bastisur një numër i madh i autosalloneve, shtëpive dhe lokaleve përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës, Ferizajt, Vushtrrisë, Lipjanit dhe komunës së Vitisë, njofton prokuroria.

Gazeta Insajderi ka siguruar disa nga auto sallonet që janë bastisur dhe iu janë sekuestruar dhjetëra vetura.

“Autosalloni Lipjani” ka qenë cak i këtij aksioni. Sipas burimeve të gazetës këtij salloni iu janë sekuestruar rreth 10 vetura që kapin shifra milionëshe.

Gazeta Insajderi sjell pamje ekskluzive nga veturat që u janë sekuestruar sallonit “Lipjani” që ndodhet në Çagllavicë.

Po ashtu, policia ka zbarkuar edhe tek “Auto Salloni Besa” dhe “Iliri”.

Të dyshuarit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Detyrimi”.

Gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe konfiskuar: para, vetura, armë dhe dokumente të ndryshme.

Ky aksion është ndërmarr nga Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës- Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, Njësinë e Hetimeve të Administratës Tatimore të Kosovës dhe Njësinë e Hetimeve të Doganës së Kosovës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Trump shtanget nga Inteligjenca amerikane: Mojtaba Khamenei mund të jetë homoseksual

Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…

3 orë ago
  • KRYESORE

‘’Ju pret e ardhme e keqe!’’ Trump kërcënon NATO-n për Hormuzin, Kina: Të ndalen luftimet

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…

4 orë ago
  • POLITIKE

“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë”/ Milanoviç: Kujdes me deklaratat! Vuçiç: Nuk më dikton çfarë them

Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…

7 orë ago
  • POLITIKE

Integrimi i arsimit dhe shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës, Kurti: Do të veprojë në koordinim të ngushtë me Sorensenin

Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pronari i lokalit vrau një klient në Çarshinë e Vjetër

Gjakova është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur sot në orët e herëshme të…

8 orë ago