Si arritën ukrainasit të mashtrojnë rusët, Kremlini mendonte se po i shkatërrojnë sistemet raketore të Kievit – doli të jenë nga goma të mbushura me ajër

Në muajt e fundit, ushtria ruse ka pohuar shpesh në deklaratat e saj se ka shkatërruar dhjetëra sisteme raketore HIMARS M-142 dhe MLRS M-270, të dhuruara në Kiev nga SHBA, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania.

Zëdhënësi i ushtrisë ruse, gjeneral Konashenko, në raportet e tij, veçanërisht nga korriku deri në dhjetor, pohoi se aviacioni dhe artileria ruse shkatërronin çdo ditë dy deri në tre HIMARS në zonën e Donbasit. Duke parë këto statistika, do të dilte në përfundimin se autoritetet në Kiev morën qindra sisteme të tilla raketore

Por një televizion çek ka nxjerr në pah të vërtetën, ku tregohet në detaje sesi ukrainasit përdoren modele të gomës që mbushen me ajër siç që ngjanin me sistemet raketor MLRS M-270.

 

E derisa rusët mendonin se po i shkatërronin dhe shpesh i publikonin pamjet e kamerave të vendosura nëpër aeroplanë luftarakë, një kompani çeke kishte filluar një program ambicioz, duke bërë modele të gomës të këtyre ‘armëve’ që mbusheshin me ajër dhe vendoseshin në pjesë të ndryshme – për t’i bërë rusët të mendojnë se i kanë shkatërruar ato të vërteta që i janë dhënë Kievit.

Bëhet fjalë për një kompani që para luftës në Ukrainë prodhonte kurthe, shtëpia me ajër që i përdorin fëmijët gjatë lojërave dhe këtë ndihmë të tyre e fokusuan qind për qind për Ukrainën duke u prodhuar armë nga goma.

“Kemi kapacitetet që rreth 35 sosh t’i prodhojmë në muaj. Numri i porosive është sekret ushtarak, por vlerësohet se mund të jenë afro 140 për të cilat rusët mendonin se i kanë shkatërruar HIMARS-ët e vërtetë që i janë dhënë Ukrainë”, tha drejtori i kompanisë Vojteh Fresher.

Qëllimi i kësaj lëvizje ishte të mashtrojnë rusët, dhe t’i detyrojnë të shpenzojnë sa më shumë raketa precize mbi objektivat që në fakt nuk ekzistonin fare.