POLITIKE

“Si duket presidenti nuk ka heshtë” – avokati Koci tregon se pse zgjati mbi 5 orë intervistimi i Presidentit Thaçi

Kanë kaluar më shumë se pesë orë prej kur presidenti Hashim Thaçi ka hyrë në objektin e Prokurorisë Speciale në Hagë.

Ai po vazhdon akoma të intervistohet. Lidhur me këtë çështje, ka folur avokati Arianit Koci.

Koci në Frontal të T7 ka thënë se fakti që Thaçi akoma nuk ka dalur nga objekti i Prokurorisë, i bie që ai nuk është mbrojtur në heshtje.

Tjetër arsye se pse Presidenti gjendet akoma në Prokurorinë Speciale në Hagë, mund të jetë ndonjë kërkesë për ndalim të përkohshëm, meqenëse është e paraparë edhe me ligj, por shton se gjasat për këtë janë të vogla.

“Nëse ska pas probleme teknike me pajisje te incizimit ose përkthyes, çështja që intervistimi po vazhdon mund të jetë që Thaçi nuk është mbrojt në heshtje ose diçka tjetër që s’po dua ta përmend. Mund të jetë ndonjë kërkesë për ndonjë ndalim të përkohshëm, është e paraparë me ligj, por nuk e besoj që ka ndodh një gjë e tillë. Intervistat ndonjëherë zgjasin më shumë, meqenëse në përfundim janë disa nënshkrime”, ka thënë Koci.

Sipac Kocit, mbrojtja në heshtje përfundon shpejtë, por thotë se prapë pesë orë nuk është ndonjë kohë që jep ndonjë alarm.

“Nëse mbrohet në heshtje përfundon shpejt, por nëse vendos i dyshuari me fol mua më ka ndodh më fillu në 9 e 30 dhe me përfunduar në ora 18:00. Për momentin 5 e 32 nuk është ndonjë kohë që na jep ndonjë alarm të caktuar. Si duket presidenti nuk ka heshtë, sepse s’ka logjikë me ndejtë 5 orë dhe mos me fol. Mbrojtja në heshtje është e drejtë ligjore”, ka thënë Koci.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

50 minuta ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

16 orë ago
  • KRYESORE

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…

22 orë ago
  • POLITIKE

Votat nga diaspora i japin një mandat shtesë Vetëvendosjes, LDK humbet një ulëse

Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…

1 ditë ago
  • BREAKING NEWS

Çmimi i naftës bie pas vendimit të Trump për anulimin e sulmeve ndaj Iranit

Çmimet e naftës shënuan rënie pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, se ai i…

1 ditë ago
  • BOTA

Trump paralajmëron: Sonte do ta godasim shumë rëndë Iranin

Mbrëmjen e sotme Shtetet e Bashkuara do të godasin shumë rëndë Iranin. Është paralajmërimi që…

2 ditë ago