BREAKING NEWS

Si erdhi Rusia deri te biseda sekrete e ushtrisë gjermane për luftën në Ukrainë?

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius paralajmëron nga përçarjet pas publikimit të një bisede të përgjuar të Bundeswehrit. Politikanë të Unionit CDU/CSU kërkojnë të merren masa.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka bërë thirrje për unitet pas publikimit nga Rusia të një bisede të oficerëve të lartë të aviacionit luftarak gjerman. “Bëhet fjalë për një sulm hibrid të dezinformimit, bëhet fjalë për përçarje, dhe minim të unitetit tonë”, tha politikani socialdemokrat. “Ne nuk duhet të biem në grackën e Putinit”.

Prandaj duhet të reagojmë me mençuri, “po jo me më pak vendosmëri”.

Pistorius ka refuzuar marrjen e masave për personelin ushtarak në këtë moment.

Ky do të ishte ekzagjerim, por duhet të sqarohet, nëse në këtë bisedë janë diskutuar përmbajtje sekrete dhe nëse për këtë bisedë shërbimi i konferencave, Webex ka qenë formati i duhur për të komunikuar, shkruan DW.

Kiesewetter: Rusia ka pasur me gjasë të dhënat e regjistrimit

Televizioni rus kishte publikuar të premten në internet një regjistrim të një konference me telefon të oficerëve të lartë të ushtrisë gjermane, bisedë përgatitore para informimit të ministrit të Mbrojtjes.

Aty dëgjohet, si kreu i aviacionit luftarak gjerman, Ingo Gerhartz me tre oficerë bisedon për një mision të mundshëm të raketave “Taurus” në Ukrainë kundër sulmuesve rusë.

Informacionet janë pjesërisht me vlerë të madhe ushtarake.

Një nga inspektorët e ushtrisë gjermane, thotë se ai e përfytyron se si fillim mund të jepen 50 pastaj edhe 50 raketa të tipit “Taurus”, nëse kancelari e ndryshon qëndrimin, përveç kësaj flitet se edhe britanikët në lidhje me raketat që i kanë ofruar Ukrainës “kanë disa njerëz në terren”.

Një çështje tjetër për të cilën u bisedua teorikisht, ishin edhe raketat Taurus dhe nëse ato teknikisht do ishin në gjendje të shkatërronin urën e ngritur nga Rusia pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë.

Apo nëse Ukraina mund të bënte dot goditjen si për shembull, programimin, pa ndihmën e Bundeswehrit.

Siç vlerëson shkrimi i DW, publikimi i kësaj bisede tregon problemet e sigurisë brenda ushtrisë gjermane.

Nuk dihet saktësisht si Rusia e ka siguruar bisedën.

Por politikani i CDU-së për Mbrojtjen, Roderich Kiesewetter është i mendimit, se Moska ka pasur të dhëna për t’u regjistruar në platformë.

“Për fat të keq shtohen të dhënat, se me gjasë një pjesëmarrës rus është regjistruar në Webex dhe nuk ka rënë në sy, që aty ka pasur një numër tjetër telefoni që ka qasje”, tha politikani i CDU-së për ARD.

Kieswetter i referohet burimeve profesionale, pa përmendur origjinën e informacionit.

Koha e publikimit të bisedës është zgjedhur me qëllim, thotë si politikani i CDU, Kiesewetter ashtu edhe ministri i Mbrojtjes, Pistorius.

“Askush nuk beson seriozisht, se kjo ishte rastësi”, tha Pistorius duke iu referuar publikimit pak pas vdekjes së kritikut të Kremlinit, Aleksej Navalny dhe publikimit të investigimeve për Wirecard dhe Jan Marsalek.

“Në fund ka rëndësi që të ne të qëndrojmë të bashkuar”, tha Pistorius.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

6 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

20 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago