Të enjten mbrëma një person nga fshati Pjetërshan i komunës së Gjakovës ka raportuar në Polici se kur ishte kthyer në shtëpi nuk i kishte gjetur bashkëshorten dhe pesë fëmijët e tij.
Ai ka raportuar se që nga ajo ditë nuk ka pasur kontakt me ta dhe nuk di për vendndodhjen e tyre.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.
“Fsh. Pjetershan, Gjakovë 21.10.2021 – 23:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datën dhe kohën e lartë cekur kur ishte kthyer në shtëpi nuk i kishte gjetur në shtëpi bashkëshorten dhe pesë (5) fëmijët e tij dhe se nga ajo kohë nuk ka pasur kontakt me ta dhe nuk din për vend-ndodhjen e tyre”, thuhet në njoftim.