KRYESORE

Si iu përgjigj Lajçak deklaratave të Thaçit se e kishte mbyllur telefonin kur Sllovakia votoi kundër në UNESCO

Sllovakia ka votuar kundër kërkesës së Kosovës për t’iu bashkuar Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, për shkak se Prishtina dhe Beogradi duhet të bien dakord për propozime të tilla me marrëveshje të përbashkëta”.

Kjo ishte deklarata e ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajcak, të cilën e ka dhënë në nëntor të vitit 2015, menjëherë pas përfundimit të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, ku kërkesa e Prishtinës zyrtare për t’u bërë anëtare e kësaj organizate nuk mori miratimin e shteteve që që duheshin.

Për këtë presidenti Hashim Thaçi kishte kritkuar Lajçakun me t’u zgjedhur në këtë post.

“Unë vetë jam dëshmitar sepse në UNECSO kemi humbur për dy vota, Lajçkan në fund e ka mbyllë telefonin dhe ka votuar kundër Kosovës.

Por, sot kur Lajçak po qëndron në Prishtinë pati një përgjigje për të parin e Kosovës rreth votës së tij kundër Kosovës në UNESCO.

“Ne ishim shumë të qartë me Thaçin lidhur me këtë. Nuk mendoj që duhet të elaborojmë. Ai e di saktësisht cila është storia, unë e di se cila është storia”.

Thaçi në Rubikon të Klan Kosovës, kishte thënë se nuk beson që Lajçak mund t’ia sjellë njohjen e Serbisë Kosovës. Madje, ai kishte thënë se shkon në dialogun e kryesuar nga SHBA, ndërsa atë të lehtësuar nga BE ia lë Qeverisë Hoti.

“Lajçak s’e ka atë mbështetje për të lëvizuar përpara procesin për njohje reciproke. Ai duhet të dijë se vjen në Kosovë në një vend të pavarur dhe sovran dhe jo në një vend me rezolutën 1224. Duhet të punojmë ngushtë me SHBA-në dhe BE-në sepse destinacioni i ynë i vetëm është BE, por kjo duhet të jetë korrekte me Kosovën”, kishte thënë Thaçi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

3 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

17 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

18 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago