POLITIKE

“Efekti Trump”: Lajcak e pranon se mund të arrihet një marrëveshje pa praninë e BE’së

Efekti dhe influenca e madhe e administratës amerikan në krye me presidentin Donald Trump, ka bërë që Kosova dhe Serbia të jenë në prag të arritjes së një marrëveshje përfundimtare mes vete, natyrisht nga kjo ka pësuar Bashkimi Evropian ku është parë se nuk mund të arrin paqe mes dy vendeve në realizimin e një marrëveshje, këtë e kanë kuptuar edhe vet evropianët.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka deklaruar se ka dyshime serioze se Kosova dhe Serbia do të nënshkruajnë një marrëveshje pa praninë e Bashkimit Evropian.

Lajcak ka deklaruar sot se Prishtina dhe Beogradi mund të nënshkruajnë marrëveshje pa praninë e Bashkimit Evropian, duke aluduar kështu se takimi i radhës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mes dy vendeve mund të sjellë një marrëveshje përfunditmare.

“Për mua një marrëveshje e mirë është një marrëveshje që sjellë Kosovën e Serbinë më afër Bashkimit Evropian dhe më besoni se kam dyshimin serioze se një marrëveshje e tillë mund të arrihet pa praninë e Bashkimi Evropian”, tha Lajcak, transmeton Gazeta Metro.

Lajcak tha se është shumë i vendosur që të rinisë dialogu dhe që pas vizitës së tij në Beograd do ta caktojë datën e takimit të delegasionit të Kosovës dhe Serbisë.

“27 anëtarët e BE-së e dërguan një sinjal mjaft të qartë për angazhimin në Kosovë dhe në rajon. Ju e dini që sa herë që bëj diçka e bëj 100 %. Jam i vendosur për të rinisur dialogun dhe për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të zgjidhte të gjitha çështjet e hapura. Kam pasur takime konstruktive me liderët politik në Kosovë dhe anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare. Unë kam theksuar se Kosova duhet të jetë e bashkuar në dialog. Diskutuam që të rifillojmë me shpejtësi dialogun, si dhe datat, metodologjitë, prioritetet. Jam i kënaqur me seriozitetin e treguar për rifillimin e dialogut. Në Beograd planifikoj t’i diskutoj këto elemente, që pas saj të shpallim takimin e parë”, tha Lajcak.

Po ashtu përfaqësuesi i BE’së tha se kosovarët meritojnë liberalizimin e vizave, por kjo varet nga disa shtete të tjera të BE’së.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

4 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

18 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

19 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago