POLITIKE

Grenell: Kosova dhe Serbia ta shfrytëzojnë shansin për të filluar një epokë të re

Emisari i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka komentuar takimin në Washington më 27 qershor.

Ambasada amerikane në Kosovë ka publikuar një deklaratë të Grenellit, i cili thotë se shpreson që liderët partiakë nga Kosova dhe Serbia ta shfrytëzojnë këtë momentum.

“Kjo mundësi e Shtëpisë së Bardhë i hapë dyert zhvillimit ekonomik dhe investimeve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpresojnë se liderët në Kosovë dhe Serbi do ta shfrytëzojnë këtë shans për t’u rikthyer në dialog dhe për të filluar një epokë të re të stabilitetit dhe prosperitetit. Njerëzit e këtij rajoni nuk meritojnë asgjë më pak”, ka thënë Grenelli, raporton KOHA.

Emisari i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka marrë konfirmimin nga qeveritë në Prishtinë dhe Beograd se do t’i përgjigjen ftesës për një takim në Washington më 27 qershor. Për t’u lënë vend negociatave, sipas Grenellit, Serbia do ta pauzojë fushatën për anulimin e njohjeve të Kosovës, ndërsa Kosova duhet të heqë dorë nga kërkesa për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Sot në ditën e fundit të qëndrimit në Kosovë, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se pret që dialogu të rifillojë sa më shpejtë. Nuk ka komentuar shumë iniciativën e SHBA-së, që ka ftuar krerët e Kosovës dhe Serbisë për takim më 27 qershor. Sipas tij, SHBA-ja është partnere strategjike e BE-së në zgjidhjen e shumë problemeve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

2 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

15 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

17 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago