KRYESORE

Si Pakistani ia doli të sigurojë armëpushim 2-javor mes SHBA-ve dhe Iranit

Pakistani ka luajtur një rol kyç si ndërmjetës në arritjen e armëpushimit dyjavor midis SHBA-ve dhe Iranit. Sipas një burimi pakistanez anonym, që ka folur për BBC, negociatat kanë vazhduar me intensitet dhe një grup i vogël zyrtarësh nga Pakistani ka përcjellë mesazhet midis dy palëve, duke shfrytëzuar marrëdhëniet historike dhe kufirin e përbashkët me Iranin.

Marrëdhëniet e Pakistanit me SHBA-në gjithashtu kanë ndihmuar në ndërmjetësim, teksa Presidenti Trump ka shprehur respekt për Field Marshall Asim Munir, duke e quajtur “ndër politikanët e tij të preferuar”, që e njeh Iranin mjaft mirë. Megjithatë, situata mbetej e pasigurt, sidomos pas sulmeve nga Izraeli ndaj Iranit dhe hakmarrjes iraniane ndaj Arabisë Saudite, të cilat kërcënuan përpjekjet diplomatike.

Ministri i Jashtëm pakistanez, Ishaq Dar, dhe Field Marshall Munir kanë përdorur gjuhë të forte, duke kritikuar sulmet, duke treguar se Pakistani po përpiqej të menaxhonte situatën dhe të ushtronte presion mbi Iranin. Kryeministri pakistanez kërkoi zgjatje të afatit për armëpushim dhe që Irani të hapë Ngushticën e Hormuzit për periudhën dyjavore.

Rreth mesnatës, ambasadori iranian në Pakistan njoftoi një “hap përpara nga një fazë kritike dhe e ndjeshme”, dhe pak para orës 05:00, kryeministri i Pakistanit bëri të ditur se ishte arritur armëpushimi dhe ftoi SHBA-të dhe Iranin të takohen në Islamabad më 10 prill për të negociuar një marrëveshje përfundimtare.

Megjithëse ka një armëpushim, burimi pakistanez paralajmëroi se situata mbetet e brishtë, me mungesë besimi dhe pozicione të forta nga të dyja palët, duke ngritur ende pikëpyetjen se çfarë mund të bien dakord palët, në takimin e ardhshëm.

Në këtë formë, Pakistan ka treguar se mund të shërbejë si ura diplomatike në një krizë ndërkombëtare, duke ulur tensionet dhe duke lehtësuar komunikimin mes SHBA-ve dhe Iranit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago