Në internet është shfaqur një hartë gjeografike interesante e Evropës, e cila tregon se cilat vende, sipas ChatGPT, janë më të ngjashme me njëri-tjetrin.
Megjithëse postimi nuk specifikonte kriteret me të cilat ChatGPT zgjodhi përgjigjet e tij, mund të supozojmë se ai mori parasysh gjuhën, fenë, kulturën dhe trashëgiminë historike.
Kur bëhet fjalë për zonën e Ballkanit, ChatGPT e shfaq Shqipërinë të ngjashme me Greqinë fqinje dhe Kosovën gjithashtu, identike me Shqipërinë.
Më tej, Kroacia është më e ngjashme me Slloveninë fqinje.
Sllovenia, nga ana tjetër, është më e afërta me banorët e gadishullit Apenin – italianët.
Gjithashtu, harta tregon është se Serbia është më e ngjashme me Kroacinë, Askush në të gjithë Evropën nuk është i ngjashëm me Bosnjën, ndërsa Mali i Zi është më i ngjashëm me Serbinë, gjë që nuk është për t’u habitur.
Sipas asaj harte, Spanja është më e ngjashme me Portugalinë dhe anasjelltas, ndërsa Italia dhe Franca janë gjithashtu më të ngjashme me Spanjën.
Është interesante se Rusia është më e ngjashme me Ukrainën, Bjellorusia me Rusinë dhe Ukraina me Poloninë fqinje. Po kështu, Austria është identike me Gjermaninë, dhe Hungaria është më e ngjashme me Austrinë.
ChatGPT, aktualisht mjeti më i përhapur i inteligjencës artificiale (AI), është i aftë të gjenerojë ese, poezi dhe t’u përgjigjet pyetjeve për çdo temë sipas udhëzimeve të përdoruesve.
Ai është një prototip chatbot i bazuar në AI që mund të kuptojë gjuhën natyrore njerëzore dhe të japë tekst mjaft të detajuar që duket sikur të ishte shkruar nga një njeri.