FOTO&VIDEO

Sipas Isufit e Bulliqit, xhandarmëria serbe u fut në Kosovë për rreth 300 metra vijë ajrore

Ish-anëtarët e Komisionit për Shënjimin e Kufirit, Florim Isufi e Shpejtim Bulliqi, kanë shpjeguar përmes një analize se xhandarmëria serbe është futur në territorin e Kosovës rreth 300 metra vijë ajrore nga pika më e afërt e kufirit.

Të premten, forcat serbe u panë në brendi të territorit të Kosovës, duke zgjuar reagime të shumta. Në anën tjetër, KFOR-i në një reagim ka thënë se kjo ishte në kuadër të patrullimeve të përbashkëta rutinore. Kjo forcë kishte thënë se vija kufitare mes Kosovës e Serbisë “nuk është shënjuar qartë apo e përcaktuar nga elemente të terrenit natyror dhe të identifikueshëm, siç janë lumenjtë ose vargmalet, por është shënuar vetëm në harta” e se mund të ketë lëvizje “me një shkallë përshtatjeje të imponuar nga terreni”.

Në anën tjetër, Isufi përmes një postimi të përbashkët me Bulliqin në Facebook, ka thënë se mund të konstatohet se xhandarmëria serbe u fut për rreth 300 metra vijë ajrore nga pika më e afërt e kufirit, ndërsa nëpër rrugë, sipas tij, edhe më gjatë.

“Pas publikimit të disa videove në mediat kosovare, dhe pas detektimit të pozicionit gjeografik, mund të vërtetohet distanca e futjes së xhandarmërisë serbe brenda territorit tonë. Bazuar në analizën e realizuar nga imazhet satelitore dhe krahasimin i tyre me videot dhe foto të bëra në vendin e ngjarjes, mund të konstatohet e xhandarmeria serbe është futur në territorin e Kosovës rreth 300 metra vijë ajrore nga pika më e afërt e kufirit, ndërsa nëpër rrugë edhe më gjatë. Rreth 700 metra nga vija kufitare në drejtim të fshatit Muhovc. Pozicioni i realizuar nga xhirimet e kamerës së sigurisë së restorantit Oksigjen, janë 4400 metra larg nga pika e vëzhgimit të Policisë së Kosovës e cila është e pozicionuar kohë pas kohë në rrugën Rogoqicë-Karaçevë”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, veprimi i forcave serbe “s’mund të cilësohet si gabim”.

“…sepse morfologjia e terrenit është shumë e theksuar dhe tepër lehtë e identifikuar për detektim të vijës kufitare. Pra edhe njohësi më i dobët i hartave mund të orientohet në këtë pjesë të territorit, e mos të dyshohet për një trupë profesionale. Faktet hartografike dhe vizuale janë të sakta, e bazuar në to, Qeveria e Kosovës duhet të reagoj ashpër për futjen e personave të armatosur në thellësi kaq të madhe të territorit tonë, sidomos pa paralajmërim dhe leje paraprake. Hartat dhe fotot tregojnë faktet nga terreni”, ka shkruar ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

7 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

17 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

22 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago