Skandali në Jug/ Krijohet “ushtria” për çlirimin e Vorio Epirit

Ekstremistët grekë kanë provokuar përsëri shqiptarët, por edhe ndaj autoriteteve tona, të cilat bëjnë “një sy qorr e një vesh shurdh”.

Nuk dihet se ku dhe kur është realizuar fotoja në fjalë, por fakti që është shpërndarë në një faqe që ka pretendohet se përfaqëson minoritarët grekë në Shqipëri, por në të vërtetë vetëm sa i “fryn zjarrit” duke bërë provokime të tilla, duhet të shërbejë si një këmbanë alarmi për autoritetet shqiptare.

Ka pretendime se në Greqi është krijuar “ushtria” për të çliruar Vorio Epirin.

Këto janë disa foto të shpërndara në një portal nacionalist grek të quajtur “Himara.gr”, ku shihet një ushtar që mban në uniformën e tij flamurin e aneksimit të jugut të Shqipërisë.