Vrasja e 7-vjeçares Jonada Avdia nga polici Arjan Tase në plazhin e Potamit me një skaf gjigant po merr përmasat e një skandali që ka përfshirë Policinë e Shtetit krahas faktit që është një tragjedi për familjarët dhe traumë për të gjithë shoqërinë.
Siç raporton News24, policia e Vlorës ishte në dijeni të aktivitetit të ish-shefit të Policisë së Himarës dhe lëvizjeve të tij të dyshimta me skafin e fuqishëm në jug, por askush nuk kishte ndërhyrë.
Mësohet se Policia Kufitare ishte vënë në dijeni nga qytetarë, por edhe nga vetë strukturat e policisë së Arjan Tase kishte një skaf të madh, me të cilin lëvizte nëpër breg duke rrezikuar jetën e pushuesve, por duke qenë se kishin të bënin me një koleg, askush nuk ndërhyri deri sa ndodhi tragjedia më datë 2 gusht.
Ky është edhe shkaku se përse u shkarkuar i gjithë zinxhiri komandues i Policisë Kufitare në Vlore dhe përse ata po hetohen për shpërdorim detyre, pasi askush nuk i tha “Stop” policit me skaf Arjan Tase.
Një element tjetër shqetësues ka të bëjë me raportin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, e cila duket se ka tentuar të lehtësojë Arjan Tasen pasi vrau 7-vjeçaren duke shënuar në raport se goditja kishte ndodhur 15 metra në thellësi të detit.
Ky detaj e lehtëson Tasen pasi tregon se ngjarja ka ndodhur në thellësi ku mund të lundronte skafi dhe jo në zonën e mbushur me plazhistë.
Megjithatë, ky raport u hodhe poshtë nga prokuroria e Vlorës, e cila e klasifikoi ngjarjen e rëndë si “vrasje me dashje në mënyrë indirekte”, pavarësisht se kolegët donin ta nxirrnin jashtë hekurave shpejt e shpejt Arjan Tasen.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…