Ushtria serbe ka kapur dhjetëra emigrantë të cilët janë futur ilegalisht në shtetin serb.
Në media po qarkullon fotografia ku shihet Aleksander Vulin, teksa prapa tij janë emigrantët të cilët kanë vendosur duart prapa kokës, si shenjë dorëzimi.
Kjo pamje, aktivistes serbe, Natasha Kandiq po i ngjason me kohërat kur ushtarët serbë grumbullonin civilë të paarmartosur në Bosnjë dhe Kosovë, e pastaj i ekzekutonin.
Ajo thotë se një pamje e tillë ku emigrantët shihen në gjunjë dhe me kokën e përkulur, ngjason me horrorin që paramilitarët e “Scorpions” kishin bërë.
“Në gjunjë, kokën e përkulur, siç Horrori që e bënë “Scorpions””, ka shkruar Kandiq.
“Scorpions” ishte një njësi paraushtarake serbe aktive gjatë luftërave në Jugosllavi. Njësia ishte e përfshirë në krime lufte gjatë luftërave në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…