Skena të ngjashme si ato të luftës u regjistruan mëngjesin e së martës në New Jersey, ku për pasojë një oficer policie humbi jetën dhe 3 të tjerë u plagosën.
Të shtënat me armë nisën në një varrezë për të përfunduar brenda një marketi të vogël, ku agresorët, një vajzë dhe një djalë, qëlluan me armë për dy orë ekipin e forcave special të Swat.
Autoritetet nga zyra e Prokurorisë në Hudson raportojnë se dy agresorët u qëlluan, por dyshohet se ka dhe persona të tjerë të vrarë brenda në market. Gjithashtu dyshohet dhe për një person të tretë të përfshirë në ngjarje, i cili është larguar dhe po ndiqet nga policia.
Policia zbulon detaje se dy agresorët të armatosur me armë të kalibrit të madh, u mbyllën në brenda në market dhe filluan të qëllonin këdo që iu afrohej. E gjithë ngjarja nisi në një varrezë, ku një detektiv që hetonte një vrasje iu afrua dy të dyshuarve, të cilët hapën menjëherë zjarr mbi të duke e lënë të vrarë.
Të shtënat vunë në lëvizje policinë dhe për këtë arsye autorët u futën në market ku dyshohet se kanë vrarë dhe disa persona që ndodheshin brenda tij.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…