Pasi Kosova ia ndaloi hyrjen, spiunes ruse, Daria Aslamova i janë publikuar fotografi të mëhershme, në mesin e tyre edhe një me ish-presidentin e Republikës Serbe të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, raporton Virussia.
Kjo faqe, e një serie me dokumentarë që flitet për ndikimin rus, e ka me publikuar këtë fotografi në Twitter dhe krahas saj ka shkruar se Aslamova ka korruptuar të intervistuarit e saj me shërbime seksuale.
“Gazetarja ruse (lexo spiune ) #Daria#Aslamova korruptoi të intervistuarit e saj me shërbime seksuale. Ajo sot në Kosovë ka zbuluar se është thjesht një plakë e kohës së Putinit. Në këtë foto, së bashku me kriminelin serb #Radovan#Karaxhiq , ajo ishte një vajzë e re me shumë energji”, thuhet në këtë postim.