Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviq, i është përgjigjur eurodeputetes Viola von Cramon, e cila tha se zgjedhjet në Serbi nuk ishin as të drejta e as të lira. Për më tepër, ajo tha se ishte e papranueshme që shqiptarëve të Luginës së Preshevës iu mohua e drejta për votim.
Për këtë arsye, Selakoviq e ka quajtur Cramonin “mike dhe lobiste të bindur të seperatistëve shqiptarë të Kosovës”, duke thënë se ajo është e pakënaqur me rezultatet e zgjedhjeve në Serbi “sepse qytetarët edhe një herë e kanë përkrahur politikën që garanton përparim ekonomik, paqe dhe stabilitet”.
“Nuk është puna e eurodeputetëve të mbështesin përmbysjen e qeverisë së një shteti sovran dhe të kufizojnë të drejtën e qytetarëve serbë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre politikë në procesin demokratik,” tha Selakoviq, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.
Von Cramon ka shkruar në Twitter se në zgjedhjet në Serbi u pa presioni direkt te votuesit që punojnë në administrata publike si dhe sulmet fizike siç ishte ai ndaj liderit opozitar Pavle Grboviq.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…