Shoku i Lear Kurtit ka rrëfyer çfarë ka ndodhur mbrëmjen e shoqërimit të 32-vjeçarit dhe vetë atij, ndërsa thotë se ai ka ndërruar jetë nga dhuna që i është ushtruar.
Ndër të tjera, ai thotë se është marrë edhe nga drejtori i Autoritetit të Mbikëqyrjes së Policisë, Ardi Veliu, i cili e ka pyetur nëse ka parë që makina e policisë që shoqëronte Laerin po lëkundjen, pasi ai ndodhej në një makinë pas tyre.
“Këtë pyetjet ma bëri edhe drejtori i AMP, Ardi Veliu, dhe më tha nëse kam parë që makina mund të ketë pasur lëkundje. Apo nëse kam parë dhunë në makinë? Unë i thash që rrugët tona janë të gjithë gropa” tregon ai.
Në komisariat më kanë marrë shumë vetë në pyetje. Këtë version që po them ia kam thënë edhe atyre. Ka qenë Ardi Veliu, edhe prokurori po të njëjtën pyetje bënte. Ata thonë ka vdekur nga mbidoza, overdoza, s’ka lidhje fare. Të bëhen burra e të thonë: ‘Po, u acaruam se na iku’. Leari ka ndërruar jetë nga dhuna e këtyre. Në moment që personi ka vibracione dhe shkumë, ka diçka. I jepej një çelës te dora. Mua s’më lejuan t’i jepja ndihmë, se po të më lejonin, sigurisht, Leari sot do të ishte me mua”, tregon ai për Abc.