POLITIKE

Socialistët e Malit të Zi nuk pajtohen me votimin kundër Kosovës në KiE, Nikoliq: Kush e ka rrëmbyer Ministrinë e Jashtme?

Milosh Nikoliq i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) në Mal të Zi, ka reaguar pas qëndrimit të Partisë Popullore Demokratike (DNP) në të cilën u shpreh mbështetja e plotë për nënkryetaren e partisë, Maja Vukiçeviq, kryetare e delegacionit malazez në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për të votuar kundër pranimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Nëse dikush nuk ka rrëmbyer Ministrinë e Punëve të Jashtme (MVP) ose nëse nuk është kthyer në ndërhyrje të fabrikuara do të ishte e dobishme të dilte dhe të flasë. A i mbështet Qeveria këto pikëpamje të Knezheviqit? A ka Mali i Zi një politikë të jashtme unike?”, pyeti Nikoliq në platformën X, transmeton CDM.

Vukiçeviq, siç tha ai, rekomandohet për postin e nënkryetares pas rekonstruimit të Qeverisë.

“Knezheviq po dëshmon se ai dhe Mandiq janë ideologë të qeverisë së re. Një tjetër gjest që do të dëmtojë marrëdhëniet në rajon. Në skenë është politika e re nën stafetën e Frontit Demokratik (DF) pro-rus”, tha Nikoliq.

DPS, e drejtuar deri vonë nga Milo Gjukanoviq, është një parti sovraniste, pro-Malit të Zi, e cila u rrëzua nga  në vitin 2020 pas tre dekadash në pushtet.

Që atëherë, blloku dominues i partive pro-serb, i udhëhequr nga Fronti Demokratik, ka qenë në pushtet.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

12 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

21 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago