Një satelit “i vdekur” i NASA-s parashihet të përplaset në Tokë të mërkurën mbrëma dhe ka gjasa një në 2500 që ta godasë ndonjë njeri, raporton “Daily Mail”.
NASA ka thënë se sateliti me peshë mbi 270 kilogramë, do të rifutet në atmosferën e Tokës rreth orës 21:30 me zonën kohore amerikane (rreth orës 3:30 të enjten me kohën tonë v.j.). Shumica pritet të digjen në lartësi, por disa prej komponentëve pritet të bien në Tokë, paralajmëron NASA, dhe probabiliteti është “një në 2467 që ta godasë ndokënd”.
Se në cilin vend do të bjerë sateliti është ende e paqartë, NASA do të japë të dhënat pasi të bjerë sateliti.
Sateliti RHESSI kishte për detyrë të vëzhgonte shpërthimet solare përpara se të çmontohej në vitin 2018, pasi NASA nuk arriti të komunikonte me të. Ky do të jetë sateliti i dytë “i dalë në pension” nga NASA që do të bjerë në Tokë këtë vit. Në janar u rrëzua një satelit tjetër.
Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë…
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…
Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…
Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…
Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…