Pas zbërthimit të aplikacionit Sky ECC, GJKKO ka firmosur 43 urdhër arreste për personazhe të njohur të botës së krimit, disa armiq të Ervis Martinaj. Nga vëllezërit Leonard e Erlis Duka (armiq të Ervis Martinaj), Astrit dhe Altin Avdylaj, Valter dhe Burim Bami, te Endrit Dokle, Plarent Dervishaj, Fatmir Hyseni i njohur si Doçja, Mir Brruli kushëriri i Pëllumb Gjokës, janë disa prej emrat e personazheve të botës së krimit për të cilët është lëshuar urdhër arrest. Deri më tani mësohet se vetëm 9 masa sigurie janë zbatuar.
Shqiptarja.com ka arritur që të zbardhë emrat e 16 prej tyre, ku mes tyre rezulton edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka, i cili është në kërkim, dhe vëllai i tij Xhevi Ndoka, të cilit masa i komunikohet në qeli pasi ndodhet në burg për tjetërsimin e pronave në Shëngjin. Në pranga mësohet se kanë rënë edhe Armando Ndreca dhe Elvis Ndreca, vëllai dhe djali i xhaxhait të deputetit socialist Eduard Ndreca. Armando u arrestua më 10 mars për një shtëpi bari në Lezhë, por u la i lirë pasi Gjykata tha se nuk kishte prova që e implikonin.
Urdhër arrest është lëshuar edhe për Lul Berishën ish-kreun e bandës së Durrësit, i cili rezulton i arrestuar më 14 dhjetor 2023 në Spanjë. Burime thonë se përveç Lul Berishës, urdhër arrest është lëshuar edhe për një person tjetër që ndodhet në Spanjë.
Prokuroria e Posaçme nuk ka dalë ende me një deklaratë zyrtare, por burime bëjnë me dije se janë 6 zbardhur ngjarje kriminale në afatin kohor nga 2018 deri në 2021. Dosja drejtohet nga prokurori Alfred Shehu, i cili pasi mori vendimin nga GJKKO, dha urdhrin për ekzekutimin e urdhër arresteve. Pjesë e hetimit të kësaj dosje është edhe kreu i SPAK, Altin Dumani.
Dhjetëra forca të RENEA, FNSH, nisën kontrollet prej orës 03:00 të mëngjesit të 17 majit, në Tiranë, Vlorë, Lezhë, Fushë-Krujë, Nikël, Kurbin. Kontrolle u ushtruan në banesën e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe, i zhdukur që prej gushtit 2022. Po ashtu në ‘sitë’ ishin edhe banesat e klanit Duka në Fresk të Tiranës, të cilët të cilët dyshohen si autorë të vrasjes së ish-efektivit të policisë Santiago Malko, mik i Martinaj.
Po ashtu kontrolle pati edhe në Vlorë në banesën e Fatmir Hysenit, në banesën e Albert Zajës, i dënuar me 19 vite burg për vrasjen e Shkëlzen Kastratit. Por, ‘gjuetia’ për bosët e krimit deri më tani ka rezultuar pa sukses, pasi ata nuk janë gjetur në banesat e kontrolluara, ndërsa disa prej tyre dyshohet se fshihen në Dubai.
Fatmir Hyseni nga Vlora është tjetër emër i rëndësishëm për të cilin është lëshuar urdhër arrest. Fatmir Hyseni i njohur ndryshe edhe si “Doçja”,është anëtar i grupit kriminal “Duka” dhe dyshohet i përfshirë në vrasjen e ish-efektivit të policisë Santiago Malko shok i ish bosit të lojrave të fati Ervis Martinaj. Por Hyseni dyshohet i përfshirë edhe në atentatin e përgjakshëm në mbikalimin e Fushë Krujës, ku u vranë Brilant Martinaj nipi i Ervis Martinajt, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.
Ish-deputeti i PS, Arben Ndoka në tetor të vitit 2018 u arrestua gjatë operacionit “Volvo 4”, si i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash në Shëngjin, por më pas procesi ndaj tij vijoi me arrest shtëpie e detyrim paraqitje. Për tjetërsimin e pronave, në burg janë vëllai i tij Xhevi Ndoka dhe motra Mimoza Ndoka. Emri i Arben Ndokës del tek Metamorfoza, në bisedën mes Pëllumb Gjokës dhe Behar Bajrit, për eliminimin e armiqve.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…