LAJME

SPAK “nuk i lë gjë” Ervis Martinajt. Lista me 34 pasuri të sekuestruara

ABCNEWS ka siguruar listën e pasurive, të cilat do t’i sekuestrohen “mbretit” të lojërave të fatit, Ervis Martinaj.

Në listë janë 34 pasuri, të cilat dyshohet se janë përftuar përmes aktivitetit të paligjshëm, të kryer nga biznesmeni Martinaj, i cili rezulton i zhdukur për më shumë se gjashtë muaj.

Me kërkesë të SPAK, autoritetet kanë ndërmarrë ditën e sotme një aksion, të shtrirë kryesisht në Fushë-Kuqe, me qëllim sekuestrimin e pasurive të Martianajt dhe familjarëve të tij.

Pasuritë që kërkohen t’i sekuestrohen “bosit” të kumarit janë të natyrave të ndryshme, duke filluar nga makina, prona, apartamente, ara, ullishte, kursime familjare deri tek përqindje aksionesh në disa kompani shërbimesh.

LISTA E PASURIVE PËR SEKUESTRIM: 

  1. Aksionet e KING KASINO ku aksioner është 100% Ervis Martinaj
  2. 50 % të aksioneve të shoqërisë “ALBA TELECOMMUNICATION” në emër të Ervis Martinaj
  3. Aksionet e shoqërisë “MATI UNION” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj
  4. Aksionet e shoqërisë “MARTINAJ E.M” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj
  5. Subjekti “Ervis Martinaj”
  6. Shoqëria “REAL FENIX” ku aksionere është 100% Roberta Martinaj
  7. Subjekti “Drenica Martinaj”
  8. Subjekti “V.K”
  9. Shoqëria “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K
  10. 21% e aksioneve dhe aseteve te shoqëria “S.P.E Gjadër” të zotëruara nga “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K
  11. Një automjet Smart, modeli Passion në pronësi të Erjona Martinaj
  12. Një automjet Land Rover, modeli Discovery në pronësi të Erjona Martinaj
  13. Një automjet Mercedez-Benz, modeli GLK 350, në pronësi të Vasilika Martinaj
  14. Një automjet Fiat, modeli Fiesta, në pronësi të Vasilika Martinaj
  15. Një automjet BMW, modeli M 550, në pronësi të Vasilika Martinaj
  16. Një pasuri me sip.82 m2 në lagjen “Pavarësia”, Vlorë në pronësi të Drenica Martinaj dhe një arë në Piqeras, Sarandë në pronësi të Ervis dhe Roberta Martinaj
  17. Një njësi me sip. 137 m2 në pronësi të Vasilika Martinaj
  18. Një ullishte me sip.9 800 m2, në Dobresh, Tiranë
  19. Një arë 3 815 m2 në Fushëkuqe, Kurbin
  20. Arë me sip.7 000 m2 në Patok
  21. Arë në Fushëkuqe, Kurbin sip.12 145 m2
  22. Arë në Patok, Kurbin me sip.1 973 m2
  23. Arë në Patok, Kurbin me sip. 7050 m2
  24. Arë dhe truall me sip.1 975 m2 në Fushë-Milot, Kurbin
  25. Arë me sip.1. 632 m2 në Fushë-Milot, Kurbin
  26. Truall dhe ndërtesë me sip.300 m2 në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj
  27. Arë me sip. 2. 543 m2 në Fushëkuqe, Kurbin
  28. Arë dhe ndërtesë me sip.410 m2 në Fushëkuqe, Kurbin në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj
  29. Arë me sip. 120 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato
  30. Truall dhe ndërtesë 580 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato
  31. Apartament në rrugën “Dervish Hima”, me sip.105 m2, dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Gelmona Tarja
  32. Ullishte 2000 m2 në fshatin Gjilekë, Dhërmi
  33. Pasuri aktualisht ne pronësi te shtetasit Fatmir Ahmet Vuthaj.
  34. Llogari kursimi për fëmijë

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Irani godet portin kryesor të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aeroportin e Dubait

Porti më i madh dhe qendra kryesore e magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Trump ia bën me gisht gazetares: Je një person shumë i bezdisshëm

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Trump shtanget nga Inteligjenca amerikane: Mojtaba Khamenei mund të jetë homoseksual

Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…

9 orë ago
  • KRYESORE

‘’Ju pret e ardhme e keqe!’’ Trump kërcënon NATO-n për Hormuzin, Kina: Të ndalen luftimet

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…

9 orë ago
  • POLITIKE

“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë”/ Milanoviç: Kujdes me deklaratat! Vuçiç: Nuk më dikton çfarë them

Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…

13 orë ago