Specialja “godet” rëndë Thaçin dhe Veselin, ata tentuan ta sabotojnë punën e kësaj Gjykate
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka paraqitur pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika ndaj presidentit Hashim Thaçi, si dhe ndaj kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Sipas njoftimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë, të njëjtit kanë tentuar që të sabotojnë dhe të pengojnë punën e këtij institucioni. Sipas tyre të dy kanë ndërmarrë një fushatë për shfuqizimin e ligjit që e ka krijuar këtë Gjykatë.
“Prokurori i Specializuar e gjykon të domosdoshëm nxjerrjen e këtij njoftimi publik për akuzat, për shkak të përpjekjeve të përsëritura të Hashim THAÇIT dhe Kadri VESELIT për pengimin dhe sabotimin e punës së DHSK-së. Besohet se z. THAÇI dhe z. VESELI kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë, Nëpërmjet këtyre veprimeve, z. THAÇI dhe z. VESELI kanë vënë interesat e tyre vetjake mbi viktimat e krimeve të tyre, sundimin e ligjit dhe popullin e Kosovës.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…