Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters, në një artikull me fakte ekskluzive, ka zbuluar se një rrjet i gjerë agjentësh sekretë në aeroportet ku kaloi gjenerali iranian Qassem Soleimani, informoi amerikanët për çdo hap që ai hidhte.
Soleimani arriti në aeroportin e Damaskut me një automjet me xhama të errët. Katër ushtarë nga Garda Revolucionare e Iranit ishin me të. Ata parkuan pranë një shkalle që të çonte në avionin Cham Wings Airbus A320 me destinacion Bagdadin.
As Soleimani dhe as ushtarët nuk ishin regjistruar në listën e pasagjerëve, sipas një punonjësi të linjës Cham Wing, që i tregoi Reuters, për këtë moment të nisjes nga kryeqyteti i Sirisë.
Soleimani shmangu përdorimin e avionit të tij privat për shkak të shqetësimeve në rritje për sigurinë e tij, tha një burim nga forcat e sigurisë së Iranit që kishte dijeni për çështjet e sigurisë së Soleimani.
Fluturimi si pasagjer do të ishte i fundit për Soleimani. Raketat e nisura nga një dron amerikan e eliminua atë sapo ai doli nga aeroporti i Bagdadit me një kolonë prej dy automjetesh të blinduara.
Hetimet e Irakut për sulmin që eliminuan dy burrat më 3 janar, filluan disa minuta pas goditjes amerikane, thanë dy zyrtarë të sigurisë së Irakut për Reuters.
Agjentët e Sigurisë Kombëtare mbyllën aeroportin dhe ndaluan dhjetëra roje sigurie të largoheshin, përfshirë policë, oficerë të pasaportave dhe agjentë të shërbimit sekret.
Hetuesit janë përqendruar në atë sesi informatorët e dyshuar brenda aeroporteve të Damaskut dhe Bagdadit bashkëpunuan me ushtrinë amerikane për ta ndihmuar që të piketonte pozicionin e Soleimanit, sipas një interviste të Reuters me dy zyrtarë të sigurisë në dijeni drejtpërdrejt të hetimit të Irakut, me dy punonjës të aeroportit të Badadit, me dy oficerë policie dhe dy të punësuar të Cham Wings Airlines të Sirisë, një kompani ajrore private tregtare me seli në Damask.
Hetuesit e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare kanë “indikacione të forta se një rrjet spiunësh brenda Aeroportit të Bagdadit u përfshi në zbulimin e detajeve më të vogla të sigurisë”tek amerikanët, lidhur me mbërritjen e Soleimani.
Të dyshuar janë dy punonjës të sigurisë në aeroportin e Bagdadit dhe dy të punësuar të Cham Wings – një spiun në aeroportin e Damaskut dhe një tjetër që punonte në bordin e avionit”, tha burimi.
Hetuesit e agjencisë së Sigurisë Kombëtare besojnë se katër të dyshuarit që nuk janë arrestuar, kanë punuar si pjesë e një grupi më të gjerë njerëzish që ushqejnë ime informacione ushtrinë amerikane,” tha zyrtari.