Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje nga Guxo, Jeta Statovci, ka dalë kundër qeverisë për mos ekzekutimin e pagave për muajin shtator për mësimdhënësit që ishin në grevë.
Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se pagat mësimdhënësve duhet t’u jepen, pasi vendi është në krizë.
“Si partnerë në qeverisje me VV-në na bashkon vizioni i njëjtë që kemi, që shtetit tonë të mbarën ndërsa shpresën për një të ardhme dhe jetë më të mirë. Sigurisht se deri më tani bashkërisht kemi arritur shumë suksese me të cilat pajtohet lehtësisht cilido individ e madje edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, e shumë punë na presin së bashku deri në realizimin e plotë të synimeve tona”.
“Sa i përket grevës së sindikalistëve, më vjen mirë që më në fund nxënësit i jane kthyer bankave shkollore. Por, nuk mund të pajtohem me mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit për muajin shtator”, ka shkruar Statovci.
“Pavarësisht se a ishin të drejta kërkesat e tyre dhe bllokada që ata krijuan, atyre duhet t’u ekzekutohet paga, sidomos kur jemi në një situatë ku shumë familje përballen me rritje të çmimeve dhe po i afrohemi dimrit të ashpër”, ka shtuar ajo Statovci.
Në anën tjetër, është edhe deputeti Haxhi Avdyli që gjithashtu vjen nga Lista Guxo që mbështet qëndrimin e Statovcit.