Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka pritur sot në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në selinë e NATO-s që ndodhet në Bruksel.
Pas takimit, ata kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp, me ç’rast Stoltenberg ka ritheksuar se NATO do të ndërmarrë çdo veprim në mënyrë që të sigurohet paqja dhe stabiliteti në Kosovë, njofton Klan Kosova.
I pyetur se çfarë duhet të ndodhë në mënyrë që KFOR të intervenoj në Kosovë, Stoltenberg ka treguar se tani NATO ka më shumë se 4 mijë trupa në Kosovë dhe në rast të ndonjë përshkallëzimi, NATO mund të nis edhe më shumë trupa.
“Duhet të nisemi nga fakti që NATO është në Kosovë me më shumë se 4 mijë trupa. Kjo tregon përkushtimin tonë për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”.
“Nëse nevojitet, ne mund të sjellim më shumë trupa nëse është nevoja siç kemi parë të ketë ndodhur në javën e kaluar”.
“Do të bëjmë çdo gjë që është e nevojshme që ta shmangim ndonjë përshkallëzim”.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…