Mendja dhe zemra janë të lidhura me një aks të jashtëzakonshëm dhe, pas një infarkti, truri aktivizon lidhje specifike për të përshpejtuar rigjenerimin.
Zbulimi është i Universitetit të Kalifornisë në San Diego dhe është publikuar në revistën shkencore “Cell” (Qeliza). Është mjaft i rëndësishëm dhe mund të ndihmojë për të krijuar terapi dhe mënyra të reja kurimi për pacientët e goditur nga një atak kardiak.
Prej kohësh dihet që zemra dhe truri nuk funksionojnë në mënyrë të izoluar, por komunikojnë dhe bashkëpunojnë në procese mjaft të rëndësishme. Ndër to janë rregullimi i presionit arterial dhe ndezja ose fikja e gjendjes së të fikëtit.
Për të komunikuar me njëri-tjetrin përdorin neurone sensoriale që arrijnë të perceptojnë çdo luhatje minimale të zemrës.
Gjatë eksperimenteve është zbuluar një grup i panjohur neuronesh sensoriale që nisen nga një nerv që lidh trurin me zemrën, aparatin tretës dhe mushkëritë. Në momentin që zemra dëmtohej, numri i fibrave nervore përreth zemrës u shtua në mënyrë domethënëse.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…