Të paktën 28 njerëz kanë vdekur në Nju Jork, shumica e tyre në Buffalo, pasi stuhia dimërore vazhdon të godasë Amerikën e Veriut, sipas The Guardian.
Një zyrtar shtetëror tha se disa njerëz ishin bllokuar në makina për më shumë se dy ditë gjatë asaj që ishte “ndoshta” stuhia më e keqe e jetës së tyre. Sipas të dhënave, deri më tani kanë humbur jetën të paktën 60 persona.
Gjatë fundjavës rreth 250,000 shtëpi dhe biznese raportuan ndërprerje të energjisë.
Temperaturat kanë arritur në -48 gradë Celsius.