Një sulm me dronë në Moskë ka shkaktuar dëme të vogla në disa ndërtesa, thanë zyrtarët.
Kryetari i kryeqytetit rus, Sergei Sobyanin, tha se nuk ka pasur lëndime serioze. Ekipet emergjente kanë dalë “në skenën e incidenteve”, tha ai.
Ende nuk është e qartë se prej ku erdhën dronët që kryen sulmet.
Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale u pa tym në qiellin e Moskës. Në pamje të tjera janë parë xhama të thyer të dritareve të ndërtesave.
Sobayninn tha se disa banorë janë evakuuar.
BBC ka raportuar për një shpërthim në orën 06:24, sipas kohës lokale, në veriperëndim të Moskës. Po ashtu, një tjetër shpërthim është dëgjuar disa minuta më vonë.
Sulmi me dronë në Moskë vjen pas sulmeve me dronë gjatë natës në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ku të paktën një person raportohet se është vrarë.
Zyrtarët ukrainas thanë se disa ndërtesa janë përfshirë nga zjarri, duke shtuar se mbrojtja ajrore ukrainase ka shkatërruar mbi 20 dronë, raporton rel.