Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një xhami në Stamboll, Turqi, ku një burrë ka sulmuar me thikë dy persona.
Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në xhaminë Fatih në Stamboll. Autori fillimisht hyri në xhami dhe më pas doli prej andej. Por u rikthye sërish dhe këtë herë kishte kërkuar të fliste me imamin, ku dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin, që më pas rezultoi në sulm fizik.
Dy të plagosurit, imami dhe një besimtar janë dërguar në spitalin më të afërt, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, bën me dije se autoritetet kanë arrestuar autorin, ndërsa po hetohen shkaqet e ngjarjes.