Gazetari dhe opinionisti kosovar, Valon Syla, është sulmuar në orët e vona të mbrëmjes së shkuar nga tre persona dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, ku përmes një komunikate për media ka bërë me dije se janë marrë të gjitha veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë ju njofton lidhur me rastin e gazetarit V.S., i cili ka marrë lëndime trupore si pasojë e sulmit fizik nga tre persona, me ç’ rast i njëjti ka pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor, derisa Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim të plotë me Policinë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore nga vendi i ngjarjes”, thuhet në komunikatë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor”, teksa të dyshuarit nuk janë identifikuar ende.
“Janë duke u zhvilluar hetime në mënyrë intensive, me qëllim të sqarimit të rrethanave të këtij rasti, si dhe identifikimit e sigurimit të prezencës së të dyshuarve në procedurën penale”, thuhet më tej në njoftim.
Ndryshe, Syla mbrëmë ka përfunduar në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, pasi tre persona dyshohet se e sulmuan fizikisht për shkak të komenteve të tij lidhur me fenë.
Të paktën kështu ka pohuar edhe vetë gazetari në një prononcim të shkurtër për RTV Dukagjini.
Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë…
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…
Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…
Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…
Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…