BOTA

Sulmi ndaj ushtarëve amerikanë në Jordani, Irani mohon përfshirjen pas akuzave të Biden

Irani mohon të jetë i përfshirë në sulmin me dron që vrau tre ushtarë amerikanë një ditë më parë në Jordani, duke hedhur poshtë akuzat e SHBA-së dhe Britanisë se mbështeti grupet militante përgjegjëse për sulmin në bazën e largët kufitare në verilindje të Jordanisë, pranë kufijve me Irakun dhe Sirinë.

“Këto akuza janë bërë me një objektiv politik që synojnë përmbysjen e realitetit të rajonit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Naser Kanaani, i cituar nga agjencia Irna.

Presidenti amerikan, Joe Biden reagoi për sulmin duke e drejtuar gishtin nga grupet militante të mbështetura nga Irani dhe u zotua se do të gjithë përgjegjësit do të japin llogari për ngjarjen.

“Ndërsa ne jemi ende duke mbledhur faktet e këtij sulmi, ne e dimë se ai u krye nga grupe militante radikale të mbështetura nga Irani që veprojnë në Siri dhe Irak”, tha Biden në një deklaratë.

Tre ushtarë amerikanë u vranë dhe mbi 20 të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi me dron në në Jordani pranë kufirit me Sirinë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

2 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

11 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

21 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago