Në një telefonatë gjatë natës, Presidenti i SHBA Joe Biden i rikonfirmoi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu “angazhimin e hekurt” të Amerikës për sigurinë e Izraelit, por tha se SHBA nuk do të mbështesë një hakmarrje izraelite.
Teksa vëmendja është nga Izraeli, ministri izraelit i qendrës Benny Gantz tha se vendi do të “kërkojë hakmarrjen” nga Irani kur të jetë koha e duhur, duke përjashtuar një kundërsulm të menjëhershëm.
Për gati dy javë Irani kishte njoftuar planet e tij për t’iu përgjigjur sulmit ajror të 1 prillit në kompleksin e tij diplomatik në kryeqytetin sirian, Damask, që vrau disa këshilltarë ushtarakë, përfshirë dy gjeneralë të lartë. Irani fajësoi Izraelin për sulmin, duke thënë se ai ishte i barabartë me një sulm në tokën e tij.
Kundëradmirali Daniel Hagari, një zëdhënës i ushtrisë izraelite, tha se Irani gjuajti rreth 300 dronë shpërthyes, raketa lundrimi dhe balistike, por se 99% e tyre u kapën nga Izraeli, të mbështetur nga SHBA, Britania, Jordania dhe forcat e tjera aleate.
Në Jerusalem, sirenat e sulmit ajror ranë rreth orës 01:45, të ndjekura nga shpërthime të forta pasi mbrojtja ajrore kapi predha mbi qytet. Një hartë e publikuar nga ushtria izraelite tregonte të gjithë vendin të mbuluar me pika të kuqe, që simbolizonin zonat në rrezik për t’u goditur dhe ku banorëve u kërkohej të kërkonin strehim.
Sulmi, në fund, pati ndikim të kufizuar. Një bazë ushtarake në jug pësoi dëme të vogla, tha ushtria izraelite, dhe një vajzë shtatëvjeçare izraelite u plagos rëndë nga një raketë.
Më vonë, një zyrtar i lartë i administratës tha se mbrojtja e suksesshme e Izraelit ishte tashmë një fitore ndaj Iranit dhe se vendi duhet të “mendojë me kujdes” për atë që do të bëjë më pas.