Sulmohet shkrimtari i njohur Salman Rushdie në Nju Jork, ai u kërcënua me vdekje prej vitesh

Shkrimtari i famshëm dhe autori i një serie romanesh me famë botërore, Salman Rushdie, u sulmua të premten gjatë një leksioni që mbajti në Nju Jork, raporton Washington Post .

Siç raporton Post, një burrë i panjohur sulmoi Rushdie në skenë dhe filloi ta “godiste me një objekt të mprehtë”. Më pas shkrimtari u rrëzua dhe burri u ndal.

Për shkak të romanit të tij “Vargjet Satanike” (botuar në 1988), Rushdie mori kërcënime me vdekje nga Irani dhe një numër vendesh të tjera myslimane në fund të viteve 1980 dhe për vite me radhë ai jetoi nën një identitet të rremë me mbrojtjen e policisë.

Irani ofroi një herë një shpërblim prej 3 milionë dollarësh për kokën e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Washington Post (@washingtonpost)


Për shkak të “Vargjeve Satanike”, të cilat muslimanët i perceptuan si tallje me fenë e tyre dhe me Profetin Muhamed, ndaj Rushdie u bënë disa atentate të pasuksesshme dhe përkthyesi Hitoshi Igarashi pagoi me jetën e tij përkthimin e librit të tij në japonisht.